Vendosni fjalën kyçe....

U kap me një sasi droge në banesë, arrestohet 38-vjeçari në Tepelenë


Një 38-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Gjirokastër pasi iu gjet në banesë një sasi prej 1 kg cannabis sativa.

Operacioni “Tempulli”, përfundoi me arrestimin e shtetasit Ervis Elezi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Njoftimi:

Tepelenë/Kontrolle dhe hetime intensive, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

I kërkuar në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, pasi iu gjet në banesë 1 kg cannabis sativa që e posedonte me qëllim shitjen në doza, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, punës së inteligjencës policore dhe hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, konkretisht, u ndalua shtetasi E. E., 38 vjeç, banues në Memaliaj. Më datë 10.08.2023, Policia gjeti në banesën e shtetasit E. E., 1 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa që posedohej nga ky shtetas, për t’u ndarë dhe shitur në doza, në lagje të ndryshme të qytetit të Memaliajt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.