Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria mbyll mandatin në Këshillin e Sigurimit në OKB, Ministri i Jashtëm pritet të takohet me Guterres


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në datat 14 dhe 15 dhjetor 2023, do të jetë një Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, në kuadër të muajit të fundit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB. 

Gjatë ditës së nesërme ministri Hasani kryeson takimin me temë “Fuqizimi i të rinjve për të trajtuar çështjet e pajtimit, paqes dhe stabilitetit: formësimi i një të nesërme më të ndritshme”.

Ndërkohë më datë 15 dhjetor ministri Hasani merr pjesë në takimin “Trajtimi i kërcënimit që paraqet diversioni, trafikimi i paligjshëm dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre, për paqen dhe sigurinë.” 

Ministri Hasani merr pjesë në takimin me dyer të mbyllura “Iniciativa për angazhime të përbashkëta: Përshpejtimi i axhendës “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Këshillin e Sigurimit

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministri Hasani do të pritet në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. 

Shqipëria mbyll më 31 dhjetor mandatin e saj dyvjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.