Vendosni fjalën kyçe....

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që ndalon importin e uraniumit nga Rusia


Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi projektligji i cili ndalon importin e uraniumit nga Rusia, transmeton Anadolu.

Projektligji i cili ndalon importin e uraniumit nga Rusia, u votua dhe u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Sipas kësaj, 90 ditë pasi projektligji të bëhet ligj, importet e uraniumit do të ndalohen me kushtin që t’u nënshtrohen përjashtimeve.

Projektligji përfshin përjashtime që lejojnë importet e uraniumit të pasuruar në nivel të ulët nga Rusia nëse sekretari amerikan i energjisë përcakton se nuk ka asnjë burim alternativ për funksionimin e reaktorit bërthamor ose të kompanisë amerikane të energjisë bërthamore apo nëse dërgesat janë në përputhje me interesat kombëtare.

Në mënyrë që projektligji të bëhet ligj, ai duhet të kalojë në Senat dhe të nënshkruhet nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

VINI RE: Ky material është pronësi intektuale e AA.