Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i klubit të Superligës turke dhunon me grushte gjyqtarin, pezullohet kampionati


Federata Turke e Futbollit pezulloi të martën të gjitha ndeshjet e kampionatit deri në një njoftim të dytë pas një sulmi ndaj një gjyqtari të licencuar nga FIFA.

“Klubi përgjegjës dhe drejtuesit e tij do ndëshkohen më rëndë. Të gjithë ata që shënjestrojnë gjyqtarët janë bashkëpunëtorë në këtë krim të neveritshëm,” tha presidenti i federatës, Mehmet Buyukeksi, pas një takimi të jashtëzakonshëm të bordit të saj drejtues.

Presidenti i klubit të nivelit të lartë turk MKE Ankaragucu, Faruk Koca, sulmoi fizikisht gjyqtarin Halil Umut Meler pas barazimit të skuadrës së tij kundër Caykur Rizespor të hënën.

Pas përfundimit të ndeshjes, Koca hyri në fushë dhe goditi Melerin me grusht në fytyrë.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha në X se Koca po merrte trajtim në një spital nën mbikëqyrjen e policisë pasi pati gjendje alivanie pas veprimit të tij të dhunshëm në terren, duke shtuar se “procedurat e ndalimit do kryhen pas trajtimit”.

Yerlikaya tha gjithashtu se dy individë të tjerë që goditën Melerin në kokë gjatë incidentit u ndaluan me urdhër të zyrës së Kryeprokurorit Publik të Ankarasë Perëndimore.