Vendosni fjalën kyçe....

Zbërthehet grabitja e Rinasit, bashkëpunëtori i drejtësisë rrëfen autorët dhe skemën


Alkond Bengasi ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe ka rrëfyer dinamikën e grabitjes në pistën e aeroportit të Rinasit si dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Bengasi ka dalë sot para gjykatës së Krimeve të Rënda dhe është lënë në arrest me burg.

Ai është kushëri me Klement Çalën, i cili është shpallur në kërkim dhe që dyshohet si bashkëpunëtori i ngushtë i Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e 9 prillit.

Bengasi ka treguar mënyrën si funksiononte grupi ku ka personazhe nga Elbasani e Fushë Kruja. Në pranga përveç tij kanë përfunduar edhe Oltion Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula.