Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Do ta kthejmë politikën në shërbim të njerëzve, prandaj kemi propozuar lista të hapura dhe vetingun e politikanëve


Në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në 33 vjetorin e themelimit të PD, kryedemokrati Lulzim Basha ka renditur prioritetet e tij, ndërsa nënvizoi se beson te një model ndryshe.

Basha deklaroi se politika do të jetë në shërbim të njerëzve, prandaj është propozuar për listat e hapura, si edhe vettingun e politikanëve.

“Ne jemi këtu sepse besojmë tek një model ndryshe. Besojmë tek demokracia dhe politika normale në sherbim te njerezve. Prandaj kemi propozuar listat e hapura per zgjedhjet e ardhshme, që ju japin mundësi qytetarëve të zgjedhin vete kush do ti perfaqesoje.  Prandaj duam ti japim mundësinë diasporës shqiptare të votojësi një garanci e madhe për demokracinë shqiptare.  Prandaj kemi propozuar ne kuvend vetingun për politikanet, ne menyre qe te kalojme ne site te gjithe ata qe do tju perfaqesojne juve! Prandaj duam te zgjedhim presidentin nga populli, qe institucionet tona publike te mos behen vartëse te njeri-tjetrit ne kurrizin tuaj, Prandaj kemi hapur partine tone ne garen e brendshme per te afruar sa me shume të rinj, gra dhe intelektualëve.

Prandaj kemi vendosur tjua prezantojme 140 kandidatet tane per deputete nje 1 vit para zgjedhjeve! Sot besoj me shume se asnjehere që kjo politikë, politika që ndërton dhe nuk shkatërron, politika e ideve dhe jo politika e dhunës, është politika që i duhet Shqipërisë dhe shqiptareve. Dhe këtë do të bëjmë NE.  Ky është misioni i Partisë Demokatike të Shqipërisë për një Shqipëri të zhvillua, per një Shqipëri europiane.Ndaj me mirënjohjen me thelle per sakrificat, kurajon dhe qëndrueshmërinë e themeluesve të Partisë Demokratike. Me mirenjohjen me te thelle per te gjithe ata qe na kane besuar dhe na kane votuar nder vite. Me mirenjohjen me te thelle per te gjithë drejtuesit dhe drejtueset e degeve dhe strukturave tona, për të gjithë anëtarët e anëtaret e Partisë Demokratike dhe për të rejat dhe të rinjtë e mrekullueshëm demokratë,  Ju uroj te gjithëve: Gezuar 33 vjetorin“, u shpreh më tej Basha.

Përgjatë fjalës së tij, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se mbështet hetimet e SPAK ndaj pushtetarëve të korruptuar.

“Fatkeqësisht, as Shqipëria jonë nuk është sot aty ku duhet te ishte. Pas 33 viteteve pluralizëm, shumica e bashkeqytetareve tanë jetojnë në një gjendje të mjerueshme ekonomike. Krimi duket se pushtuar gjithe vendin. Korrupsioni ka arritur nivele të panjohura më parë. Integrimi europian i Shqipërisë ka 10 vite që ecën me hapin e breshkës.  Shqiptarët kanë lënë shtepitë dhe familjet e tyre dhe kanë emigruar si kurrë më parë.  Arsimi dhe shëndetësia jane ne degradim të plotë.  Përgjegjësi kryesor për këtë gjendje eshte Edi Rama dhe qeveria e tij.  Kjo qeveri nuk prodhon mirëqenie, dije, vende pune dhe siguri! Ajo prodhon vetem korrupsion, regres, arrogancë, drogë dhe krim. Prandaj SOT nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike per SPAK, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar.  Shqiptarët mezi e kane pritur kete dite! Ata kane 33 vite që presin drejtësi të barabartë, një drejtësi ku askush nuk është mbi ligjin.  Sepse vetem keshtu mund te ngrejme shtetin e se drejtes dhe të forcojme demokracine në Shqipëri.  Sepse fatkeqësisht sistemi yne politik ka deshtuar.  Ketu tek ne, nje person i vetem, kryeministri, eshte mbi gjithcka. Sot, pushteti i tij eshte absolut. Ai vete zgjedh, vete vendos, vetë zbaton! Sot deputetët janë kukulla të Kryeministrit qe perdhosin Kuvendin e Shqiperise duke shkelur keshtu me kembe zgjedhesit e tyre, qytetaret shqiptare! Keshtu parlamenti ç’nderohet përditë, i teri ne dispozicion të interesave të Edi Ramës dhe klientëve të tij ekonomike“, tha Basha.

Basha foli edhe për deputetët e tjerë të cilët janë reshtuar krah Berishës e Bardhit, duke thënë se po enden rrugëve të trembur nga dora e drejtësisë.

Ndërsa sa i takon pyetjes se kujt i përket PD, Basha tha se përgjigjia më e mirë për t’u dhënë është “i takon Shqipërisë”.

“Jemi mbledhur për të kujtuar një ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët. Ata firmëtarë të parë të themelimit të PD, nuk përfaqësonin vetëm kurajon e tyre por aspiratën e një shoqërie të tërë, të të rinjve shqiptarë për liri e demokraci.

Për këtë arsye, PD është një nga ngjarjet më të bukura e domethënëse në historinë e popullit tonë. Askush nuk do mund ta bëjë pis ngjarjen e themelimit të partisë. Askush nuk do mundet ta fshijë sakrificën e themeluesve të saj.

E di që në këtë përvjetor nuk i kemi në krah të gjithë. Shumë nga njerëzit që punuan për partinë, nuk janë këtu me ne. E di se jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë, e di se një pjesë e jona sillet rrugëve e verbuar nga interesi personal, e trembur nga dora e drejtësisë. E di se sot shumë qytetarë pyesin e kujt është PD. PD është partia e shoqërisë shqiptare, e rinisë, e vlerave pluraliste.

Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar, ka lënë gjurmë tek ne. Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha për të gjithë ne këtu, por në peshoren e kohës janë vetëm një çast. Ne e kemi bërë zgjidhjen tonë, kemi zgjedhur Shqipërinë. Ne deklarojmë këtu me kokën lartë, PD është e Shqipërisë, ndaj kujtdo që pyet “ e kujt është partia?”- tha Basha.