Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Opozita do i kthehet protestave, gjuha e vetme kundër narkoshtetit


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita do t’i kthehet protestave sepse protesta është e vetmja gjuhë kundër narkoshtetit.

Më tej Berisha, në emision “360°” u shpreh se zgjedhjet duhet të zhvillohen një orë e më parë.

“Jam i sigurt që opozita do tu kthehet protestave. Po të më pyesësh mua që nesër por varet si i përllogarisin. Kur më pyet Basha vetëm këto fjalë i them. Nuk kam dy palë fjalë, një për publikun dhe një për kryetarin e PD. Unë një qëndrim kam. Në opinionin tim çdo ditë që qytetarët nuk dalin në protestë është një mungesë e madhe. Protesta dhe vetëm protesta është gjuhë me të cilën mund të flitet me narkoshtetin dhe bosët e tij.

Unë jam për protestë permanente derisa, në kuptimin figurativ, Rama me gjithë pushtetin e tij të përfundojë në Lanë.

Çdo ditë që shtyhen zgjedhjet është një faturë e tmerrshme për shqiptarët, duhet të zhvillohen një orë e më parë.”-deklaroi Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *