Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Turbulencat shkaktojnë panik në ajër në Rusi, avioni bën ulje të detyrueshme


Pasagjerët që ndodheshin në një avion në Rusi filluan të përjetojnë momente paniku, pasi avioni me të cilin udhëtonin  pësoi turbulenca të papritura, i cili ishte fluturimi i tretë me të njëjtat ndodhi edhe disa ditë më parë.  

Të 111 personat në bord u panë të panikosur , ndërsa ekuipazhi në bordin e Airbus A319 humbi lartësinë për të përballuar emergjencën pasi u nis nga resorti termik Mineralnye Vody, përpara se të zhytej në një ulje emergjente.  

Pamjet tmerruese tregojnë maskat që po lëshohen në avionin shtetëror Rossiya airline, i cili ishte nisur për në Shën Petersburg.

Një pasagjer përshkroi momentin e frikshëm që maskat mbi kokë ranë rreth 20 minuta në fluturim.   “Filluam të biem ndjeshëm”, thanë ata.

“Maskat e të gjithëve ranë poshtë mbi kokat e tyre”.  Një tjetër tha se të gjithë ishin ‘të stresuar’ duke zbuluar se ‘fëmijët bërtisnin dhe gratë luteshin’.

Ndërsa një tjetër e lavdëroi ekuipazhin, duke  thënë  se ishte shumë e frikshme. Por stjuardesat ishin të patrembura, duke transportuar ujë për pasagjerët.

Sipas njoftimeve, avioni u kthye shëndoshë e mir’ në të njëjtin aeroport nga i cili ishte nisur, ku u prit nga ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat.  

Rusia thuhet se është në mes të një morie të paparë incidentesh ajrore, me raportet që sugjerojnë se sanksionet perëndimore po pengojnë shërbimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, me probleme në marrjen e pjesëve të këmbimit.

Vetëm një ditë më parë, ‘mikro-shpërthimet’ çuan në zjarre në të dy motorët e një avioni të linjës ajrore Boeing 737 S7 që shkonte për në Moskë nga Nobosibirsk, qyteti i tretë më i madh i Rusisë.   

Pasagjerët në bord thanë se zjarret filluan ndërsa avioni ishte në pistë duke u nisur.   Pilotët menjëherë bënë thirrje për një ulje emergjente dhe e zbritën avionin në aeroportin Tolmachevo të Novosibirsk pa viktima mes pasagjerëve apo ekuipazhit.

Kapiteni u tha pasagjerëve në ulje se të dy motorët ishin ‘jashtë rendit’ dhe avioni nuk duhet të udhëtonte. Dhe një ditë më parë, një avion mallrash Tu-204 u përfshi në një ‘shpërthim’ motori të dëgjuar nga toka pas nisjes nga Ulan-Ude, Siberi.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Daily Mail.