Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Rusët sfidojnë temperaturat në Siberi duke bërë not në liqenin e akullt


Entuziastët e notit në ujë të ftohtë zhyten në një vrimë akulli në qytetin siberian Novosibirsk, Rusi, ku temperatura qëndron rreth minus 35 gradë Celsius.

Në videon e publikuar, shihet një grua e quajtur Viktoria e cila noton për herë të parë në atë temperaturë, dhe pasi e provon thotë se ishte një nga eksperiencat më ekstreme dhe më interesante që ka provuar.

Ndërsa programuesi rus Vyatcheslav Goryunov thotë:

“Të lahesh në minus 35 (Celsius) nuk të fal asnjë gabim. Nëse në minus 10 gradë celsius thotë ai mund të zhvishesh ngadalë dhe të vishesh po ashtu pas notit në liqen, në minus 35 duhet të bësh gjithçka shumë shpejt, duhet të kesh gjithçka gati”.

Anëtari i klubit dimëror të notit Sergei Mischenko thotë se ky sport kaq ekstrem i është kthyer në të pazëvendësueshëm.

“Për dikë që është mësuar me të, tashmë është një ndjesi e këndshme, një gëzim, jam fiksuar me të. Të bëhet e mërzitshme të jetosh pa të.”

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Barrons.