Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: AZHBR-ja i dha 2.5 mld lekë kompanive fiktive që kanë bërë evazion fiskal me inceneratorët, do e çoj në SPAK


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi në emisionin “Opinion” se ka gati dosjen që AZHBR-ja nëpërmjet dy projekteve që kapin shifrën e 2.5 mld lekë të cilat i janë dhënë kompanive fiktive që kanë bërë evazion fiskal me inceneratorët.

Kryemadhi tha se 2.5 mld lekë i janë dhënë kompanive që nuk janë ndërtuar akoma.

“Sot kam marr një përgjigje nga AZHBR, ku kam kërkuar informacione, në bazë të ligjit të informimit për deputetët, përsa i përket dy projekteve që kapin shifrën e 2.5 miliardë lekëve që janë para që i janë dhënë kompanive fiktive që kanë bërë evazion fiskal me inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. 2.2 milionë euro i janë dhënë këtyre kompanive që nuk janë të ndërtuara dhe përgjigja ishte që ne nuk i kemi të sekretuara. Unë do të vazhdoj procesin “Shën Bazilika” dhe kompanitë e Jurgen Dashit. Unë do t’ia çoj SPAK, se unë e kam dosjen. Skema e inceneratorëve është skemë pastrimi parash e mirëfilltë”,-tha Kryemadhi.