Vendosni fjalën kyçe....

Radhë kilometrike, ngadalësohet lëvizja e makinave në rrugën Librazhd-Elbasan


Policia e Elbasanit ka njoftuar se disa rrugë kanë pasur trafik të shtuar duke bërë që lëvizja në to të jetë e ngadaltë.

Sipas njoftimit bëhet fjalë për pjesën Papër-Elbasan e Librazhd-Elbasan ku ka pasur një ngarkesë të madhe mjetesh që udhëtojnë drejt Tiranë.

Policia u bën tirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes e të mos bëjnë parakalime të gabuara pasi kjo vetëm sa do e rëndojë edhe më shumë gjendjen.

“Elbasan/Fluks i madh automjetesh në drejtim të Tiranës.

Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit. Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve. Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të  gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.” – thuhet në njoftimin e policisë.