Vendosni fjalën kyçe....

Qyteti amerikan do u garantojë të ardhura banorëve transgjinorë


San Francisko ka njoftuar një program që ofron deri në 1200 dollarë në muaj për ‘transgjinorët e margjinalizuar ekonomikisht’. Të ardhurat e garantuara për njerëzit trans është nisma e parë e tillë që përqendrohet vetëm te ky grup, sipas një deklarate nga qyteti.

Vetëm 55 individë do zgjidhen për programin, i cili synon të ‘ndihmojë në adresimin e pasigurisë financiare brenda komuniteteve trans’ dhe do përfshijë gjithashtu ‘shërbime të drejtpërdrejta si kujdesi mjekësor dhe shëndeti mendor pas afirmimit gjinor, menaxhimi i rasteve dhe shërbimet e kujdesit të specializuar’, zbuluan drejtuesit e qytetit.

Aplikacioni u lejon banorëve të vetëidentifikohen me 97 opsione të ndryshme gjinore si dhe 19 orientime seksuale e 18 përemra. Aplikantët duhet të jetojnë në San Francisko, të fitojnë më pak se 600 dollarë në muaj dhe të identifikohen si transgjinorë, jobinarë, jo konform gjinor ose interseksualë (TGI).

Aplikantët që janë gjithashtu ‘me ngjyrë, indigjenë ose njerëz me ngjyrë (BIPOC), që janë të pastrehë, që janë me aftësi të kufizuara dhe sëmundje kronike, të rinj dhe të moshuar, që flasin edhe spanjisht dhe ata që janë ligjërisht të cenueshëm.