Vendosni fjalën kyçe....

Grabitje me armë në fshatin Prush të Tiranës, autorët qëllojnë edhe ndaj policisë


Një tentativë grabitje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në një banesë në fshatin Prush të Tiranës.

Sipas raportimeve në media, familjarët kanë njoftuar policinë në kohë dhe forcat e rendit kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes, por autorët e grabitjes kanë qëlluar edhe drejt forcave të rendit duke rrezikuar jetën e tyre.

Ndërkaq, policia është kundërpërgjigjur po me armë zjarrit. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve.