Vendosni fjalën kyçe....

Njeriu i Mediut në SHBA, i “djeg” suksesin Bashës


Njëriu i Fatmir Mediut në SHBA, po i ‘djeg’ suksesin kreut të PD-së Basha.

Pas fotos me ish-zv.presidentin amerikan Mike Pence pak ditë më parë, pasi takimit të këtij të fundit me Bashën, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane Sention Zotaj është takuar edhe me presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar Daniel Twining.

Takimi është zhvilluar në Forumin IDU në Washingon.

Mbrëmjen e djeshme, mediat publikuan një foto të Bashës dhe Twining pas takimit mes të dyve në SHBA.

Takimet e njeriut të Mediut në SHBA me zyrtarë të ndryshëm duken si një strategji e mirëmenduar për të sfumuar e zhbërë çdo mburrje të Bashës për takime me zyrtarë e autoritete amerikane.

Kjo strategji duket se deri diku ka funksionuar pasi fotot e hedhura më entuziazëm nga Basha në rrjetet sociale e të publikuara më pas në media janë replikuar ngë Sekretari i Përgjithshëm i Mediut.

Zotaj, ndryshe nga Basha, i publikon fotot në rrjetet sociale pa shumë bujë e sikur të ishin takime të rëndomta.