Vendosni fjalën kyçe....

E bllokuar në banesë, zjarrfikësit në Fier nxjerrin 3-vjeçaren


Shërbimet zjarrfikëse në Fier kanë ndërhyrë për nxjerrjen e një vajze 3 vjeçe e cila kishte mbetur e bllokuar ditën e sotme në katin e pestë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier.

Kanë qenë të qarat e 3-vjeçares që alarmuan fqinjët, të cilët njoftuan policinë dhe këta zjarrfikësit të cilët kanë hyrë nga dritarja e apartamentit.

Vajza është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa raportohet se kanë nisur hetime për të mësuar më shumë se çfarë ka ndodhur dhe si vajza ka mbetur e bllokuar në banesë.