Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Liridona Murselit, Policia e Kosovës gjen pistoletën me 19 fishekë dhe një makinë


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një pistoletë me 19 fishekë që dyshohet se është përdorur për vrasjen e Liridona Murselit mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

Po kështu në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se është sekuestruar edhe një makinë që dyshohet se është përdorur nga autori i akuzuar, Granit Plava.

Ky i fundit u arrestua dy ditë pas ngjarjes, duke pohuar në policisë se ishte porositur për të vrarë nënën e dy fëmijëve nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Sipas Plavës, atij iu premtuan 30 mijë euro për vrasjen.

“Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur”, thuhet në raport.

Sipas dëshmisë fillestare të Naim Murselit në polici pas vrasjes së bashkëshortes, ai tha se grabitësit u dolën përpara dhe u morën sendet me vlerë që kishin e më pas qëlluan mbi 30-vjeçaren.

Përveç Plavës e Murselit, në pranga ka përfundur edhe nipi i këtij të fundit, Kushtrim Kokalla.