Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në autostradën Tiranë-Durrës, transformatori i tensionit të lartë plagos rëndë 3 punonjës


Shpërthim në autostradën Tiranë-Durrës, transformatori i tensionit të lartë plagos rëndë 3 punonjës. Shpërthimi ka ndodhur në një godinë në ndërtim.

Mësohet paraprakisht që ka shpërthyer transformatori i tensionit të lartë, duke bërë që 3 punëtorë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.

Të lënduarit janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e parë. Ende nuk dihen emrat e plotë, por deri më tani policia ka dhënë inicialet: Gj.S, S.Ç dhe F.Ç.

“Rreth orës 12.00,  në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie  elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti  shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.”, jep detaje policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *