Vendosni fjalën kyçe....

Kush tha se ka ikur dimri, rikthehen reshjet e borës. ARRSH: Kujdes në këto akse!


Pas disa ditëve të ngrohta, dimri duket se po rikthehet pasi mbrëmjen e kaluar kanë rinisur reshjet e dëborës në disa zona të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar lajmëron drejtuesit e automjeteve, mbi akset ku duhet të tregojnë kujdes dhe duhet të përdorin zinxhirë.

” Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit.
Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gadishmëri.

Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:

Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet (10km e fundit, 4-5cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna).

Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *