Vendosni fjalën kyçe....

Filmi i ri “Lord of the Rings” vjen në vitin 2026


Ekipi fitues i çmimit “Oscar” që qëndron pas trilogjive “Lord of the Rings” dhe “The Hobbit” me vlerë 6 miliardë dollarë, po ribashkohet për të prodhuar dy filma të rinj.

Projekti i parë i ri nga Sir Peter Jackson, Fran Walsh dhe Philippa Boyens titullohet paraprakisht “Lord of the Rings: The Hunt for Gollum”, njoftoi të enjten Warner Bros. Ai do ktw si personazh kryesor aktorin e “LOTR” Andy Serkis. Walsh dhe Boyens pritet të shkrujanë skenarin, së bashku me Phoebe Gittins dhe Arty Papageorgiou.

“Yesssss, Precious,” tha Serkis, i cili ka luajtur personazhin Gollum në trilogjinë LOTR, në një deklaratë. “Ka ardhur edhe një herë koha për të hyrë në të panjohurën me miqtë e mi të dashur, kujdestarët e jashtëzakonshëm dhe të pakrahasueshëm të Middle Earth Peter, Fran dhe Philippa.”

“Është një nder dhe një privilegj të udhëtosh përsëri në Middle Earth me mikun dhe bashkëpunëtorin tonë të mirë, Andy Serkis, i cili ka punë të papërfunduar me Gollum!” thanë Jackson, Walsh dhe Boyens në një deklaratë të përbashkët.

“Si adhurues të përjetshëm të mitologjisë së madhe të profesor Tolkien, ne jemi krenarë që po punojmë me Mike De Luca, Pam Abdy dhe të gjithë ekipin në Warner Bros. në një tjetër aventurë epike!”

Filmat do publikohen për Warner Bros. Pictures dhe New Line Cinema. Warner Bros është në pronësi të kompanisë mëmë të CNN.

Jackson bëri histori me trilogjinë “The Lord of the Rings”, duke u bërë personi i parë që drejtoi tre filma të mëdhenj artistikë njëkohësisht.

“The Fellowship of the Ring”, “The Two Towers” dhe “The Return of the King” u nominuan për çmime të shumta duke përfshirë Oscar, Golden Globes dhe BAFTA.