Vendosni fjalën kyçe....

Putin rrit ushtrinë me 170,000 trupa shtesë


Presidenti rus Vladimir Putin rriti numrin e trupave në ushtri me rreth 170,000, duke e çuar numrin e personelit ushtarak në më shumë se 2.2 milionë.

Putin nënshkroi një dekret për rritjen e personelit të Forcave të Armatosura Ruse në 2,209,130, nga të cilët 1,320,000 ushtarë, sipas faqes së internetit të Kremlinit. Vendimi ka hyrë në fuqi nga dita e nënshkrimit, të premten.

Më parë, sipas dekretit të Putinit, i cili hyri në fuqi nga 1 janari, ushtria kishte 2,039,758 personel, duke përfshirë 1,150,628 ushtarë.

Krahasuar me dekretin e mëparshëm, numri i ushtarëve është rritur në 169.372, ndërsa në personelin tjetër nuk ka rritje.

Ministria e Mbrojtjes sqaroi se pavarësisht rreth 170 mijë shtesave në ushtri, nuk ka plan për një rritje të ndjeshme të rekrutëve.

“Nuk ka asnjë dispozitë për mobilizim,” tha ajo, duke ia atribuar rritjen e ushtrisë kërcënimeve të shtuara të lidhura me “operacionin special ushtarak” në Ukrainë dhe zgjerimin e NATO-s.