Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, kërkon votëbesimin, mungon grupi i Gazment Bardhit


Sali Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit të PD-së.

Në këtë tubim që pritet të nisë në orën 10 e 30 në Pallatin e Kongreseve, pritet të votëbesohet Berisha.

Në rend dite janë gjithashtu edhe disa pika që kanë të bëjnë me aksionin opozitar në vijim.

Pjesë e këtij kuvendi nuk pritet të jenë deputetët që janë pjesë e grupit të Gazment Bardhit, pavarësisht afrimit të dy grupeve muajt e fundit në aksionin e tyre brenda parlamentit.