Vendosni fjalën kyçe....

Manjani: Çështja ndaj Fredi Belerit e stisur nga fillimi në fund, Rama ta çojë deri në fund pisllikun që nisi


Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e quajti të sajuar çështjet ndaj Fredi Belerit, i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

I ftuar në emisionin ‘Now’ me Erla Mëhillin në Euronews.al, ai tha se çështja është nisur pa asnjë provë, është e sajuar ndërsa theksoi se kryeministri Rama duhet ta çonte deri në fund ‘pisllikun’ që kishte nisur.

“Ajo është cështje e stisur, e sajuar nga fillimi deri në fund. Është çështje e nisur pa prova, e nisur dhe bitisur keq. Është një çështje që nuk duhet të ishte çështje farë. Unë i kuptoj prokurorët deri në njëfarë mase. Rama duhet t’i rrijë deri në fund kësaj çështjeje, ta çojë deri në fund këtë pisllik që ka nisur. Që ta shkatërrojë tamam edhe Kushtetutën, edhe Kongresin e Autoriteteve Vendore. Derisa çdo peshk në këtë vend ta kuptojë që nuk ka mbetur më asgjë demokratike.” – tha Manjani.