Vendosni fjalën kyçe....

Mjeti del nga rruga dhe shpërthen në flakë në aksin Berat-Dimal, plagosen 4 persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Një automjet, tip Mercedes Benz, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Mjeti më pas ka shpërthyer në flakë.

Katër shtetasit që ndodheshin brenda në makinë janë nxjerrë jashtë mjetit me ndihmën e banorëve të zonës, fatmirësisht pa u përfshirë ende nga flakët.

Shtetasit që ndodheshin në mjet, dy meshkuj dhe dy femra janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia në vendngjarje dyshon se shkak për aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.