Vendosni fjalën kyçe....

Rihanna luan me fansat, një album i ri në horizont? (VIDEO)


Pritja mund të ketë marrë fund për miliona fansa të Rihanna-s pasi ajo ka lajmëruar se ka gati albumin e saj të ri pas 4 vitesh mungesë.

Këngëtarja 31-vjeçare ka postuar një video shumë qesharake në “Instagram” ku një qen i vogël kërcen nën tingujt e “Jump Around”.

“Përditësim: Unë duke dëgjuar vetëm R9 dhe duke refuzuar ta publikoj”– shkruan Rihanna.

 

View this post on Instagram

 

update: me listening to R9 by myself and refusing to release it

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

Kjo ishte një referencë e dukshme për albumin e saj të nëntë aq shumë të pritur nga fansat.

Rihanna ka 4 vite që nuk ka publikuar një album dhe fansat e saj mezi presin që idhulli i tyre të rikthehet sërish.

Edhe muajin e kaluar, Rihanna la të kuptohet se një album i ri po vinte. Fillimisht u mendua se ky album do quhej ‘Balance’ për shkak të një postimi, por në një intervistë me ‘T Magazine’ ajo tha se s’kishte një titull ende por po fillonte ta quante vetë K9. Nëse të gjithë mendonin se albumi do publikohet në dhjetor tanimë fansat janë të bindur se ky album do vijë në 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *