Vendosni fjalën kyçe....

Mes shiut, shqiptarët nga gjithë trevat mblidhen në Tiranë për 111-vjetorin e Pavarësisë (Foto/Video)


28 nëntori mbledh në Tiranë mbi 150 Ansamble Popullore. Për herë të parë në Ditën e Pavarësisë shqiptarët nga anembanë botës do mblidhen në kryeqytetin e Shqipërisë.

Në paradë do morën pjesë qytetarë e ansamble. Marshimi është parashikuar të nisë në orën 11:00 nga sheshi Nënë Tereza për të kulmuar në sheshin Skënderbej ku do bëhet edhe ceremonia simbolike e ngritjes së flamurit.

Kjo paradë organizohet prej më shumë se 15 vitesh nga shqiptarët në SHBA të cilët mblidhen në Nju Jork për të kremtuar Ditën e Pavarësisë.

Ky 111 vjetor i Pavarësisë bëri bashkë politikanë, njerëz të botës së spotit, artit dhe kulturës.  Një prej tyre ishte dhe një atlet nga Kosova i cili spikati me nismën që kishte ndërmarrë për të përshkruar rrugën në formë vrapimi nga Prishtina drejt Tiranës. 

Atleti Erzen Zyberaj nisi dje të vrapojë nga Prishtina drejt Tiranës për të përshkruar një distancë rreth 260 kilomentra në nder të Festës së Flamurit Kombëtar. 

Siç e theksuam dhe më sipër urimet nuk munguan dhe nga politkanët shqiptar dhe të Kosovës të cilët përçuan urime speciale për këtë ditë.

MIRËMËNGJESI! Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë’, shkruan Rama.

Ndërkohë dhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar shqiptarët me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë. 

Nikolla nënvizon se Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e SHBA, që avancon me shpejtësi drejt familjes evropiane në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve.

“Sot 111-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, përpjekjet e patriotëve e shqiptarë, të mendjes e të pushkës, u kurorëzuan me sukses me shpalljen e pavarësisë dhe themelimin e shtetit shqiptar të pavarur.  Pasi u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorën e Flamurit, flamuri kuqezi, deri atëherë shenja jonë kombëtare, u bë edhe simboli shtetëror i Shqipërisë së pavarur.

Ja si e përshkruan këtë ngjarje madhore të historisë kombëtare, Ati Themelues i Shqipërisë së pavarur, Ismail Qemali: “Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë.”

Dhe më poshtë, për të treguar se pavarësia, liria dhe integriteti i shtetit shqiptar, kërkon edhe sakrifica sublime, vijon: “I drejtoj një lutje Zotit të Madh, që bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut.”

Fjalë inspiruese të një jete e vepre inspiruese në shërbim të atdheut! Sakrifica është shenja më domethënëse e patriotizmit.

Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e SHBA, që avancon me shpejtësi drejt familjes evropiane në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve.

Një mbështetëse e vendosur e pavarësisë dhe fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.”- shkruan Nikolla.

Urimet nuk kanë munguar dhe nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila shkruan se kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. 

“Flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë. Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. Republikës së Shqipërisë ia përcjell urimet më të ngrohta të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës në këtë 111 vjetor. Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve”, ka shkruar Osmani.

Urimet gjithashtu nuk kanë munguar edhe nga kryetari i PL Ilir Meta i cili thekson se nderimin më të thellë përveç, Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit, ja kushton për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, siç e quan ai. 

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin!

Nderimin më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!”, shkruan Meta në Facebook.

Këtyre urimeve i është bashkuar dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

“Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë – Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri. Flamujt 🇦🇱 që valëviten sot na kujtojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Urimet vijnë dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nëpërmejt një video shkruan: Gëzuar miq, Festën e Flamurit! 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar gjithashtu sot shqiptarët.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!

Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për festën e flamurit kuq e zi, simbolit tonë të shenjtë të lirisë dhe krenarisë kombëtare”!, shkruan Basha.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka shkruar se modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

“Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën!

Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare.

Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë!”, shkruan ai.

Dita e sotme, 28-Nëntori do kulmojë me Paradën e Shqiptarëve, një aktivitet madhështor që bën bashkë shqiptarët nga i gjithë rajoni e bota, e që organizohet për herë të parë në Shqipëri.

Urimet nuk munguan edhe aleatët tanë të cilët ishin të pranishëm me urimet edhe këtë vit, ashtu si edhe vitet e tjera. 

Në New York të Shteteve të Bashkuara u festua dita e Pavarësisë. Kryebashkiaku Eric Adams ka publikuar foto dhe video nga aktiviteti i organizuar atje.

“Nga Shqipëria e Vogël në Bronx deri në Bruklin deri në Staten Island, fqinjët tanë shqiptarë janë pronarët e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe njujorkezët punëtorë që e mbajnë qytetin tonë në lëvizje. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka shkruar Adams.

Përtej këtyre urimeve, një ditë feste kjo e sotmja për të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet, bëri që në qytetin e Vlorës të mblidheshin sot jo vetëm shqiptarë të Shqipërisë, por dhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët me emocionesh festojnë 28 Nëntorin.

Të veshur kuq e zi e me qeleshe, shqiptarët uruan njëri-tjetrin për këtë ditë të rëndësishme dhe me peshë për kombin tonë.