Vendosni fjalën kyçe....

Që nga krimet zgjedhore dhe rihapja e kutive Gjiknuri tregon kërkesat që mazhoranca pranoi nga opozita


Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik Damian Gjiknuri, në emisionin “Real Story” tregoi se cilat kërkesa të opozitës së bashkuar janë aprovuar nga mazhoranca për Reformën Zgjedhore.

Kërkesat e pranuara nga mazhornaca janë që nga SPAK, krimet zgjedhore, kamerat në qendrat e votimit, rihapja e kutive apo edhe identifikimi biometrik.

S’ka lidhje me administrimin e zgjedhjeve. Dua të bëj një sqarim. Së pari, nga çfarë janë diktuar ndryshimet, nga një sërë rekomandimesh të ODIHR. Zgjedhjet i certifikojnë ata dhe konstatojnë çfarë duhet ndryshuar. Disa janë adresuar. Një kërkesë është depolitizimi i administratës. Nuk është fakti që do gjejmë homo- sapiens që nuk mendon politikisht. Por zyrtarët do të emërohen dhe të ç’emërohen nga administrata dhe jo partitë. E dyta për krimet zgjedhore, opozita kërkoi t’u jepet imunitet denoncuesve. Pra edhe nëse të është bërë një marrëveshje për një vend pune, jo vetëm aq po çlirohesh dhe imunizohesh nga përgjegjësia penale. Nëse të është dhënë premtim për të dhënë votat. Por për të provuar. Kur njeriu vetëinkriminon veten është shkalla më e lartë. Çdo denoncues çlirohet nga përgjegjësia penale.

Krimet zgjedhore në SPAK, është pranuar. Kamera është pranuar, të gjithë zyrtarët do të monitorohen dhe opozita do ketë akses. Opozita ka kërkuar të rihapet çdo kuti, tani garantohet automatikisht. Mjafton të paguash koston e riprodhon.

Nga ana tjetër opozita kërkoi dhe elementë politikë në komision. Pra përfaqësues politik që të bëjnë shënime në çdo procesverbal dhe të jenë pjesë në KZAZ, numërim votash, menaxhim votash.  Edhe teknologjia. E kërkuam ne në opozitë, dështoi kur u bë eksperimenti. Ne do e marrim përsipër. Ne bëjmë një ofertë tjetër, zëvendëskomisioneri, një person në KQZ që do monitorojë zgjedhjet, si ekzekutiv, por si ministër, i votuar nga parlamenti siç votohen organet e drejtësisë, me 84 vota. Të vihet dhe një zëvendëskomisioner, që do ketë detyrë ekskluzive, bashkëdrejtues për implementimin e teknologjisë që do e ketë në dorë opozita.

Kishin hallin e garancisë për komisionerët, rekrutimin e tyre. Këta e kanë të detyrueshëm trajnimin. Si juri amerikane, pra që futesh në punë dhe e ke të detyrueshëm trajtimin nga KQZ që të marrësh certifikatë, por është me short. Qytetarët, njerëzit, partitë mund të aplikojnë. Kërkesa është e lehtë, të kesh diplomë të lartë, mos jesh i dënuar më parë ose të jesh student në vitin e fundit të bachelor. Ky zëvendëskryetar ndjek gjithë procesin. Trajnimi, certifikimi, dhe ky do jetë pjesë e saj. Opozita ka njerëzit e saj, që do vëzhgojnë çdo letër. Kam shpresë që teknologjia do funksionojë 100%. Është offline dhe nuk lejon manipulime si regjistër. Aty ke emrin, vjen me emrin, si pikë kalimi kufitar. Lexon kartën ose pasaportën. Lë shenjën e gjishtit. Database më pas dhe shihet nëse ky njeri ka votuar më parë, nëse gishti bën match sërish atëhere quhet krim elektoral, janë të gjitha me burgim”- tha Gjiknuri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *