Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë apartamenti në Tiranë, humb jetën 57-vjeçari


Një zjarr i rënë në katin e pestë të një apartamenti në Tiranë i ka marrë jetën një personi që banonte në të.

Zjarri ka rrënë rreth orës 02:50 në rrugën “Ferit Xhajko” dhe për pasojë ka ndërruar jetën shtetasi R.D 57-vjeç që banonte në të.

“Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.