Vendosni fjalën kyçe....

Angela Merkel thirrje gjermanëve: Të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e koronavirusit


Kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi sot bashkëqytetarëve të saj të reduktojnë në maksimum marrëdhëniet e tyre sociale, duke i nxitur madje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërkohë që epidemia ka njohur një përshpejtim të konsiderueshme në Gjermani.

Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje gjermanëve këtë të shtunë, që të reduktojnë kontaktet shoqërore dhe të mos udhëtojnë kur nuk e kanë të nevojshme.

Aju u bëri një thirrje personale qytetarëve, pasi qeveritë federale dhe shtetërore u përpoqën të bien dakord mbi mënyrat për të përmbajtur një valë të dytë të koronavirusit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e virusit dhe daljen e tij jashtë kontrollit. Çdo ditë ka rëndësi”– tha Merkel përmes një videoje, citon Reuters.

Ndërsa shkalla e infeksioneve të Gjermanisë ka qenë më e ulët se në pjesën më të madhe të Evropës, të shtunën shifrat kanë arritur një rekord ditor të lartë prej 7,830 raste. Të paktën sipas  të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI).

Ndërkohë numri i të vdekurve u rrit me 33, duke e çuar numrin total të viktimave në 9,767.

Udhëheqësit gjermanë nuk ishin në gjendje këtë javë të arrijnë një konsensus mbi masat e reja që duhen marrë për të frenuar valën e dytë të COVID-19. Ndërkohë, gjykatat në disa rajone kanë hedhur kthyer ndalimet e qëndrimit në hotel për vizitorët nga pikat e nxehta të infeksionit.

Politikanët dhe ekspertët e shëndetit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin masa vullnetare, duke përfshirë mbajtjen e maskave, shmangien e kontaktit të ngushtë me të tjerët dhe larjen e duarve.

“Ne duhet të shkojmë më tej”- tha Merkel. “Unë ju bëj thirrje: Takohuni me më pak njerëz, qoftë në shtëpi ose jashtë. Ju lutemi hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është absolutisht thelbësor, çdo festë që nuk është absolutisht thelbësore. Qëndroni në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur ”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *