Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: PD s’ka nevojë për arbitraritet, FRPD ka statutin e saj. Inati, hakmarrja e intrigat s’mund të prevalojnë ndaj statutit


Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka bërë thirrje për respektim të statusit të Partisë Demokratike lidhur me njoftimin e kryedemokratit Basha për zgjedhje në FRDP.

Në një shënim në Facebook, Vokshi, shkruan se organizatat partnere si FRPD apo LDGSH (Lidhja Demokratike e Gruas), kanë statut të veçantë dhe funksionojnë e organizohen në bazë të tij. Ajo shton se askush nuk ua merr dot vendimmarrjen.

Për më tepër, thekson deputetja demokrate, në kohë debati e përplasjesh të brendshme, inati, hakmarrja e intrigat nuk duhet të prevalojnë nddaj statutit.

Në fund Vokshi shkruan se pas 31 vjetësh çdo demokrat është në mision për të ringritur partinë përmeq fuqizimit të anëtarësisë e demokracisë të brendshme.

“Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet! Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm. Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen. Asnjë organ,  asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër. Vecanërisht në situata  debati apo përplasjesh të brendshme, inati,  hakmarrja, intrigat nuk duhet të  prevalojnë ndaj statutit. Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë. Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të  fjalës dhe mendimit të lirë.” – shkruan Vokshi.