Vendosni fjalën kyçe....

Samiti i Diasporës, Begaj: Të realizohet e drejta e emigrantëve për të votuar, e drejtë kushtetuese


 


Në samitin për Diasporën, presidenti Bajram Begaj tha se shqiptarëve që jetojnë në botë duhet t’iu mundësohet e drejta kushtetuese për të votuar në Shqipëri.

“Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë të drejtën për të votuar, sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses. Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtpërdrejtë, duhet të këtë përfaqësim politik që do i japë zë shqiptarëve jashtë vendit, nuk janë objektiva të pa arritshëm, janë nisma të domosdoshme që ne si shqiptarë të jemi bashkë edhe pse larg. Ne u jemi borxhlinj për kontributin e madh që ju jepni. Shqiptarët që kanë jetuar jashtë ndër vite janë kthyere kontribuojnë me ide e nisma të reja në fusha të ndryshme, iniciativa me shumë suksese, studentë, sportistë e profesionistë të shkëlqyer që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë bëjnë çdo ditë promovimin më të mirë që mund ti bëjnë një vendi”, u shpreh Begaj.