Vendosni fjalën kyçe....

KAS rrëzon PD-në për informacione shtesë nga institucionet shtetërore e entet publike


Komisioni i Ankimimeve e Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD-së për marrjen e informacioneve shtesë nga institucionet shtetërore apo entet publike lidhur me pretendimet e saj për zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Vlorës.

Më herët KAS ka rrëzuar kërkesën e opozitës edhe për qarqet e Beratit e Gjirokastrës.

Në mbledhjen e sotme komisioni pranoi kërkesën e LSI-së për të marrë më shumë informacion mbi numrin e Pajisjeve të Identifikimit Elektronik që kanë funksionuar në Qarkun e Vlorës.