Vendosni fjalën kyçe....

Dinamo fiton minimalisht ndaj Erzenit


Dinamo ka arritur të marrë 3 pikë ndaj Erzenit.

Fitorja ka ardhur nga një gol i realizuar nga Hoxha në pjesën e dytë.

Dinamovitët e dominuan takimin, por nuk mundën të shënojnë më shumë se një gol në këtë sfidë.

Me 3 pikët e kësaj fitoreje, Dinamo largohet nga vendi i fundit dhe futet në zonën e play off-it me 15 pikë, por diferenca me Teutën e vendit të fundit është vetëm 3 pikë, madje durrsakët janë edhe me dy ndeshje më pak.