Vendosni fjalën kyçe....

Basha zhvillon takime në Gramsh: Çdo ditë kemi zgjedhur të qëndrojmë pranë njerëzve


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Gramsh ku është takuar me qytetarë dhe sipërmarrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ka zgjedhur të ketë një bashkëbisedime të vazhdueshëm me qytetarët për të ndërtuar së bashku të ardhmen që familjet shqiptare meritojnë.

 “Sot në Gramsh pranë qytetarëve dhe sipërmarrësve, për të diskutuar për shqetësimet e vështirësitë me të cilat ata përballen. Ne kemi zgjedhur të qëndrojmë çdo ditë pranë njerëzve, në një bashkëbisedim të vazhdueshëm me shoqërinë, për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që familjet shqiptare meritojnë!”- shkruan Basha në postimin e tij.

Kujtojmë se kreu i PD, Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend projektligjin për vettingun e politikanëve për të cilin u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë për të parë se kush janë të korruptuarit.