Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nëse nuk do kishte ndodhur Pandemia, nuk do ta njihnit portalin “e-albania”


Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot takimin e parë sensibilizues për Bashkëqeverisjen si mekanizëm i ri detyrues ligjor, duke i dhënë qytetarët akses të plotë në shërbimet administrative përmes smartfonit apo kompjuterit.

Gjatë fjalës së tij, Rama nxorri edhe një anë të mirë të pandemisë duke thënë se po të mos kishte ndodhur kjo fatkeqësi, një pjesë e mirë e qytetarëve nuk do ta mësonin ekzistencën e portalit.

“Një nga shqetësimet tona është marrëdhënia e qytetarëve me administratën, problematika e ryshfeteve për të marrë shërbime në administratë. 90% të problematikës kemi në dorë që ta zgjidhim më pak vullnet të mirë dhe gatishmërinë e qytetarëve, për të bërë një ndryshim të thjesht n këto marrëdhënie duke mos shkuar në zyra, 1200 shërbime që merren nga telefoni ose kompjuteri, që do të thotë se nuk është e nevojshme për të shkuar në asnjë zyrë apo për të njohur ditë apo për të pritur në radhë.

E-Albania është një emër i njohur për të gjithë, ku një masë e madhe e qytetarëve u njohën me këtë portal nga halli për shkak të pandemisë, nëse nuk do kishte ndodhur kjo fatkeqësi është fakt se nuk do të njihej ekzistenca e portalit.”– tha Rama.