Vendosni fjalën kyçe....

Nëntë deputetë japin dorëheqjen nga partia më e madhe opozitare greke SYRIZA



Nëntë deputetë, përfshirë ish-ministra, dhanë dorëheqje nga partia më e madhe opozitare greke SYRIZA, duke akuzuar liderin e partisë për drejtimin e saj “në mënyrë jodemokratike”, raporton Anadolu.

Në mesin e deputetëve të larguar nga partia janë ish-ministrja e Punës, Efi Achtsioglou, ish-zëvendësministrja e Jashtme, Sia Anagnostopoulou, ish-zëvendësministri i Punës, Nasos Iliopoulos, ish-zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, një nga themelueset e partisë, Meropi Tzoufi, ish-zëvendësministrja e Solidaritetit Social, Fotiou Theano, ish-ministri i Brendshëm, Alexis Charitsis, si dhe dy deputetët Ozgur Ferhat dhe Huseyin Zeybek që përfaqësojnë pakicën turke të vendit në Trakinë Perëndimore.

Duke komentuar këtë zhvillim, Iliopoulos njoftoi se ish-ministri i Financave, Euclid Tsakalotos dhe ish-anëtarja e komitetit qendror të partisë, Peti Perka, do t’i bashkohen atyre dhe do të formohet një grup i veçantë parlamentar prej 11 vendesh.

“Greqia është në një pikë kritike… perceptimet e djathta ekstreme dhe reaksionare po fitojnë terren”, thanë deputetët në një deklaratë të përbashkët.

“Kjo është një çështje thellësisht politike. Mungojnë projektet moderne politike dhe sociale që të na bindë, jo në mënyrë retorike, por në praktikë, se mund të mposhtim dominimin e së djathtës”, thuhet në deklaratë.

Ai tha se “miliona grekë” presin një parti të krahut të majtë që mund të gjejë zgjidhje progresive për problemet e vendit pasi “SYRIZA po zhytet në përçarje”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA.