Vendosni fjalën kyçe....

Dalin listat, mësoni cilët janë maturantët fitues në Fakultetin e Ekonomisë


Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka publikuar listat e emrave fitues në degët e këtij fakulteti.

Listat i ka publikuar vete fakulteti ne faqen e vet, ku njofton të gjithë maturantët aplikues të bëjë verifikimet dhe më pas të ndjekin procedurat e nevojshme për regjistrimin.

Sikurse bëhet me dije edhe nga faqja zyrtare:  regjistrimet e kandidatëve fitues, pranë Fakultetit të Ekonomisë fillojnë në datën 2 Shtator.

“Të dashur Maturantë që keni aplikuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Ju falenderojmë për besimin që transmetoni për Fakultetin e Ekonomisë të UT, nëpërmjet aplikimit tuaj.

Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Deri tek vija e kuqe janë fituesit e fazës së parë të raundit të parë, sipas çdo dege. Në datën 2 Shtator fillojnë regjistrimet e kandidatëve fitues, pranë Fakultetit të Ekonomisë, sipas njoftimit bashkëngjitur. Nqs ndonjë prej jush ka ankimim për rezultatin e shpallur, kërkesa mund të dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore, FEUT, në datën 30 Gusht. Përgjigjia do të merret brenda 24 orëve.

Të dashur aplikantë që ndodheni poshtë vijës së kuqe, edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura, të regjistrohen në FE, mbeten ende 353 kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Përveç kësaj, shumë kandidatë janë shpallur fitues edhe në Fakultete të tjera.”, thuhet në njoftimin e fakultetit.

 Të gjithë ata që duan të mësojnë nëse janë shpallur fitues pranë këtij fakulteti, mund të klikojnë KËTU. Fakultetet e tjera ende nuk i kanë shpallur listat e fituesve.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *