Vendosni fjalën kyçe....

3 të miturit e aksidentit të djeshëm në Sarandë transportohen me urgjencë drejt Traumës


Adoleshentët e aksidentuar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, janë nisur për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës.

Lajmi konfirmohet për mediat nga bluzat e bardha.

Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate, ndërkohë që 14-vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë dhe për arsye të gjendjes së tij është transportuar mëngjesin e sotëm me helikopter drejt spitalit të Traumës.