
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Pas 21 muajsh në paraburgim, Beqaj ofroi si garanci pasurore shumën prej 20 mijë eurosh për lirimin e tij, gjatë seancës gjyqësore të 31 marsit.
SPAK e akuzon për një sërë veprash penale, përfshirë korrupsion pasiv, shkelje të procedurave të tenderëve, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja dhe fshehje të pasurisë.