Vendosni fjalën kyçe....

Berisha me kryetarët e degëve: Largimi i Ramës, detyra jonë si pro perëndimorë


Përpos mbledhjes me Grupin Parlamentar që zhvilloi më herët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve të PD të vendit.

Temë e takimit ishte situata politike në vend dhe skandali “McGonigal” dhe përfshirja sipas tij e kryeministrit Edi Rama në këtë çështje.

Berisha përsëriti se Rama ka blerë e korruptuar individë të fuqishëm në fushën e sigurisë siç është rasti McGonigal.

Ai e quajti rrëzimin dhe largimin e kryeministrit Rma si akt perëndimor dhe të domosdoshëm.

“Rama të cilin ne me të drejtë , me fakte e dokumente e kemi shpallur prej kohësh armik të votës dhe qenies sonë, faktohet se nga 2017 deri sot, ky demon pushteti e njeri pa princip, ka punuar fshehtas dhe haptas për shkatërrimin e PD dhe opozitës në vend. Ka mobilizuar fonde, ka blerë e korruptuar për faqen e zezë të tij dhe atyre, individë ndër më të fuqishmit mbi tokë në fushën e sigurisë, siç është rasti i ish-shefit të kundërzbuimit të FBI, McGonigal.

Ky akt armiqësor ndaj vendit të madh të lirisë, vendit që udhëheq NATO-n dhe është përgjegjës për sigurinë e botës së lirë, del jashtë çdo lloj imagjinate që të bëhet nga dikush tjetër, veç armiqve të SHBA e NATO.

E vërteta është se midis rekrutimit me korrupsion që Rama i bëri McGonigal, përdorimit të tij kundër opozitës, vendosjes së monizmit në Shqipëri, investimeve të mëdha të Deripaskës në Tiranë, ka një lidhje të pazgjidhshme.

Ajo çka ne si forcë politike pro perëndimore na bie si detyrë, është largimi i menjëhershëm nga pushteti i këtij njeriu që në thikën pas shpine që i futi marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, është një barrë e rëndë për çdo shqiptar qenia e tij në pushtet. Barrë morale dhe jo vetëm.

Largimi i tij është i domosdoshëm për të distancuar çdo shqiptar veten nga ky individ që nuk ngurron të kryejë aktet më armiqësore ndaj sigurisë së një vendi të madh që ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e shqiptarëve.

Prova e demokratëve është provë e madhe, mision përmbushja e të cilit është shpëtimi i Shqipërisë. Çdo dit që Rama qëndron në pushtet është turp për çdo shqiptar.

PD do ngrihet e tëra në këmbë, deri në largimin e tij nga pushteti.

Kemi përcaktuar si misin largimin e Ramës për kthimin e votës së shqiptarëve. Por me faktet e reja largimi i tij bëhet dy herë më rëndësishme largimi i tij, me veprime që mund ti bënte vetëm Lukashenko apo aleati i Putinit, jo një vend aleat i NATO-s”, ka deklaruar Berisha.