Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Forumin e Medias për Evropën Juglindore: Çdo sulm apo kërcënim ndaj gazetarëve, i neveritshëm


Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Forumin e Medias për Evropën Juglindore që po mbahet ditën e sotme në Tiranë. Duke folur për sfidat e gazetarisë, Rama tha se e di shumë mirë çfarë do të thotë kur sulmohet një gazetar.

Rama tha se çdo sulm ndaj gazetarëve është i neveritshëm por shtoi se ajo që është në rrezik sot, është e vërteta dhe jo gazetaria.

 “Do përpiqem të tregohem sa më i mirë që mundem, që jam i sigurt se nuk është mjaftueshëm dhe të ndaj me ju disa mendime rreth mbijetesës së gazetarisë dhe luftës për lirinë e fjalës. Nuk mendoj se pyetja është nëse gazetaria do të mbijetojë. Unë besoj se ajo që është në rrezik ditët e sotme është e vërteta dhe jo gazetaria. Gazetaria është bërë një përzierje shumë e madhe mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Dëgjova për 21 sulme, kërcënime kundër gazetarëve në Shqipëri. Problemi është se unë e di çfarë do të thotë sulmi kundër një gazetari, e di se e kam pësuar në lëkurë. Për shkak të rrethanave, historike e njoh luftën për lirinë e fjalës kur kjo luftë ishte duke u zhvilluar. Çdo kërcënim kundër gazetarëve, nuk ka asnjë diskutim që është diçka e neveritshme. Por sa sulme bëjnë gazetarët çdo ditë ndaj njerëzve? E di që politikanët nuk janë njerëz, por megjithatë…ka edhe pjesë njeriu në çdo politikan” – u shpreh Rama ndër të tjera.