Vendosni fjalën kyçe....

“Flauti në Perëndim”/ “Art Hotel Arka” në Kodrën e Diellit nis punën me një koncert me muzikë klasike


Të enjten, me datë 13 Prill ka nisur kalendari artistik i Art Hotel Arka, duke shënjuar kështu hapjen e këtij hoteli në Rezidencën Kodra e Diellit.

Eventi “Flauti ne Perëndim”, ka mikpritur artiste dhe artdashës me një performancë me muzike klasike nga flautistë të teatrit La Scala ne Milano.

“Arka është një hotel i vendosur mes qetësisë së rezidencës kodra e diellit dy, por sigurisht do të jetë një destinacion kult në zemër të të gjitha aktiviteteve kulturore të kryeqyteti. Hoteli është i konceptuar si një qendër eventesh me galeri sallash dhe eventesh, të përshtatur për festa, dasma dhe mbrëmje gala, pro edhe si qendër biznesi për konferenca e trajnime të ndryshme. Nga ana arkitekturore hoteli është një bizhu dhe është kulminacioni i një eksperience shumëvjeçare i kompanisë që ka ideuar dhe realizuar kodrën e diellit si dhe Bougainville Bay në sarandë. Çdo cep është i mbushur me art, i realizuar nga artistë lokalë, duke filluar nga mozaikët e dyshemesë, deri tek ndriçuesit dhe butaforitë që e bëjnë këtë hotel një eksperiencë më vete. Në qendër të hotelit është teatri “Astrit Sula” i cili do të jetë një destinacion i hapur për prodhime lokale dhe internacionale. Së bashku me sallat dhe galeritë e eventeve të inspiruara nga xhubleta dhe plisin shqiptar janë bërthama e vërtetë e këtij hoteli. Arka është një hotel butik dhe në të do të gjeni SPA dhe një parukeri të nivele më të larta si edhe palestra më e mirë e Crossfit në Tiranë.”– tha Sinsi Sula.

Art Hotel Arka ofron një sërë dhomash e suitash luksoze si dhe vila te servisuara me pishine. Përveç tyre, hapësira përfshin edhe një shumëllojshmëri sallash dhe galerish me kapacitet deri në 450 persona, ndërsa restoranti panoramik Arka Rooftop ju ofron pamjen më fantastike të kryeqytetit

Të gjitha këto shërbime janë të hapura për klientët si dhe për vizitorët sepse ky është koncepti i Arka Art Hotel që të frymojë si një qendër eventesh dhe shërbimesh. Arka Hotel nuk është një hotel i thjeshtë me dhoma standarte, por është trajtuar si një galeri eventesh ku klientët tanë mund të vijën të flenë në dhomat moderne dhe luksoze, por mund të qëndrojnë edhe në vilat tona me pishina të servisuara nga stafi jonë në çdo detaj.”- tha Sindi Sula

Kalendari artistik i Art Hotel Arka sapo ka filluar, ndërsa hapësira fantastike dhe stafi i përkushtuar janë të sigurtë për të plotësuar ëndrrat tuaja më të mëdha më përkujdesje deri në detajet më të vogla.