Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania planifikon të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën


Gjermania po planifikon të dyfishojë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm në 8 miliardë euro, sipas raporteve të mediave.

Social Demokratët e kancelarit Olaf Scholz dhe partnerët e tyre të koalicionit, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë liberalë, kanë arritur një marrëveshje për buxhetin e ndihmës ushtarake, njoftoitelevizioni publik ARD.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit nuk pranoi të jepte ndonjë hollësi rreth marrëveshjes gjatë një konference të rregullt për shtyp, por vuri në dukje se komiteti i buxhetit i parlamentit do mblidhet më vonë këtë javë për të diskutuar ndihmën ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius i tha ARD më herët se qeveria dëshiron të sigurojë Ukrainën për mbështetjen e vijueshme ushtarake mes shqetësimeve në Kiev se mbështetja ushtarake perëndimore tani shkojë në Izrael.

“Ukraina duhet të vazhdojë luftën e saj dhe në të njëjtën kohë një pjesë e vëmendjes publike të botës drejtohet më shumë drejt Izraelit”, tha Pistorius.

“Mbështetja jonë është një sinjal i fortë për Ukrainën se ne nuk do t’i braktisim aao,” shtoi ai.

Që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, Gjermania i ofroi Ukrainës ndihmë ushtarake me vlerë mbi 17 miliardë euro (18.2 miliardë dollarë).

Ndihma ushtarake përfshin armë dhe pajisje të përparuara si tanke luftarake Leopard 2, tanke kundërajrore Gepard, automjete luftarake Marder dhe sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot dhe IRIS-T.