Vendosni fjalën kyçe....

Vrasje makabër në Korçë, qëllohet me sëpatë në kokë në mes të ditës


Një person është vrarë në Korçë pas një konflikti.

Viktima e identifikuar si Dashnnor Osmani rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë pranë pazarit të qytetit juglindor, ndërsa sipas policisë është qëlluar me sëpatë në kokë.

Autori i dyshuar i krimit është identifikuar si Zamir Topi dhe është arrestuar nga policia.

Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në një zonë mjaft të populluar.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Zamir Topi, 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *