Vendosni fjalën kyçe....

Përpiqen të vjedhin automatin e lekëve me ekskavator, po dalin huq (Video)


Dy grabitësve u shkoi tmerrësisht keq përpjekja për të grabitur një automat lekësh.

Ngjarja ndodhi në Oakland të Kalifornisë ku dy  grabitësit menduan të vjedhin automatik duke përdorur një ekskavator.

Siç shihet nga pamjet video që kanë kapur përpjekjen e grabitjes, asnjëri nga personat nuk duket të ketë njohuri në përdorimin e ekskavatorit dhe shkatërrojnë dyqanin si dhe vetë automatin e lekëve.

Më pas ata  përpiqen ta tërheqin me zinxhir automatin para se të vërejnë se zinxhiri ishte shumë i shkurtër. Pas një “lufte” disa minutëshe ata largohen pa qenë në gjendje të marrin gjë duke lënë pas dyqanin e shkatërruar.