Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë një 54-vjeçar në rrugën Tiranë-Ndroq, çfarë thotë policia


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh.

Mësohet se një është gjetur në anë të rrugës një trup i pajetë. Personi është identifikuar si 54-vjeçari me inicialet S.M.

Paraprakisht uniformat blu dyshojnë se ai mund të jetë aksidentuar nga ndonjë makinë dhe më pas është lënë i braktisur ashtu në rrugë.

“Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç.

Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *