Vendosni fjalën kyçe....

Pritja e emigrantëve në Shëngjin, Qori: As vetë afrikanët nuk duan të vijnë këtu. Pastori Akil Pano: Është axhendë zëvendësimi


Debate të shumta ka nxitur marrëveshja e emigrantëve edhe në emisionin televiziv ‘Now’ të Erla Mëhillit në Euronews, ku prej panelit të të ftuarve ka qënë i pranishëm edhe kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’ Arlind Qori.

Përgjatë diskutimit, Qori u shpreh kundër kësaj marrëveshjeje, duke e quajtur logjikë neokoloniale, detyrimin që i ka bërë Italia, sipas tij vendit tonë, për të pranuar emigrantët.

Qori tha se BE do ta tolerojë  mungesën e demokracisë në Shqipëri, pikërisht që ne të mbajmë refugjatë, duke shtuar se as vetë afrikanët nuk duan të vijnë në vendin tonë.

“BE do ta tolerojë  mungesën e demokracisë në Shqipëri, pikërisht që ne të mbajmë refugjatë. Nga ana tjetër rrugëtimi i Shqipërisë në BE ka ngecur dhe mesa duket Rama kërkon një korsi preferenciale që ne të afrohemi me BE, por jo se e meritojmë. Ky njeriu niset nga Afrika dhe paguan deri në 10 mijë euro, për të ardhur në Evropë. Pasi të vij në Itali do vij në Shëngjin që është porti më i afërt. Ai do të vij në një vend që ka shumë ngjashmëri me vendin që është nisur, në një vend që njerëzit arratisen nga vendi i tyre. Çdo bëjë ky njeri këtu?”-tha ai.

Ndërsa Pastori Akil Pano deklaroi gjatë fjalës së tij se kjo është një axhendë zëvendësimi për vendit tonë.

“Nëse ky vendim ka një shans të mos ndodh në Shqipëri, është Shqipëria dhe shqiptarët. Më sjellë ndërmend protestat për armët kimike. Disa njerëz e kanë përjetuar këtë si një rrufe në qiell të kaltër. Mua nuk më rezulton si e tillë. Nëse e shikoni me kujdes kontekstin tonë social, politik demografik, në 10 vitet e fundit, shikojmë që nga vendi ynë janë larguar 1 milionë shqiptarë. Ndërkohë që vendi është shpopulluar, ka një axhendë, do vijë momenti që do të rimbushet”-tha ai.