Vendosni fjalën kyçe....

Shirat/ Rënie gurësh në Skuraj-Burrel, në Rrëshen rrezikohet përmbytja e disa banesave, probleme në Durrës (Foto)


Dita e sotme ka nisur me reshje të dendura shiu e shtrëngata në disa pjesë të vendit.

Në rrugën Skuraj-Burrel ka pasur rënie gurësh e dherash pranë Shkopetit.

Kjo ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve ndërsa po punohet për pastrimin e asfaltit.

Në Tiranë disa rrugë janë përmbytur nga shiu, kryesisht në zonën e Pallatit me Shigjeta që u përball me një pamje të ngjashme edhe pak ditë më parë.

Në Rrëshen, shirat kanë çuar në fryrjen e përroit të Zmejës që rrezikon të përmbysë disa banesa.

Edhe në Durrës ka pasur probleme nga shirat e dendur me rrugë të përmbytura që kanë detyruar prindërit të marrin në krahë fëmijët pët t’i përcjellë në shkollë e kopsht.