Vendosni fjalën kyçe....

Shirat e dendur, përmbytje të rrugëve në Tiranë, Durrës e Vlorë, rrezikohen banesat në Rrëshen


Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në disa qytete të vendit, duke bllokuar disa rrugë në disa zona. Në Tiranë, në zonën e ‘Don Bosko’, rrugët janë të mbuluara nga uji duke shkaktuar vështirësi të madhe në qarkullim.

Ndërsa niveli Lanës është rritur në zonën e Pallatit me Shigjeta. Kryebashkiaku Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme.

Shirat kanë çuar në trafik të rënduar e bllokim të rrugëve të Tiranës. Probleme janë shfaqur te rruga e ‘Durrësit, rruga e ‘Kavajës’, rruga e ‘Elbasanit’, kryqëzimi i ‘Don Boskos’ dhe i ‘21 Dhjetorit’, rruga ‘Bardhyl’, rruga ‘5 Maji’, rruga ‘Jordan Misja’, rruga ‘Siri Kodra’. Bllokim po ashtu ka pothuajse edhe në të gjitha rrugët dytësore.

 

Gjithashtu për shkak të stuhisë së shiut në qytetin e Vlorës, për pasojë janë përmbytur disa rrugë.

Moti i keq ka krijuar probleme dhe në Lezhë, ku po punohet për lirimin e aksit Skuraj-Burrel, i cili është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.

Aktualisht ka prezencë uji dhe në oborret e banesave në Rrëshen, për shkak të fryrjes së lumit të Zmejës.

Në Durrës ka prani të madhe të ujit pranë stadiumit të futbollit ‘Niko Dovana’ dhe te rruga ‘Egnatia’ që të çon në Currila.

Ka prani uji në oborret e disa banesave në Mirditë, për shkak të daljes së përroi të Zmejës nga shtrati. 

Po ashtu po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër. Të gjitha forcat janë në terren për të shmangur çdo problematikë që shfaqet.