Vendosni fjalën kyçe....

Hyri në det për të shpëtuar dy fëmijët, mbytet 18-vjeçari në Durrës


Një 18-vjeçar është mbytur në det në zonën e Sektor Rinia në Durrës pasi dyshohet se është futur për të shpëtuar dy fëmijë të mitur.

I riu nuk ka mundur të dalë vetë në breg ndërsa ka shpëtuar dy fëmijët të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg.  Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K”-njofton policia.