Vendosni fjalën kyçe....

Haki Abazi i ashpër me Kurtin: Me pushtet absolut kërkon drejtësi nga të tjerët për Astrit Deharin


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan drejtësi për Astrit Deharin, në shtatëvjetorin e vdekjes së mistershme të këtij të fundit.

Ai shkroi me ironi se Vetëvendosje që ka pushtet në të gjitha institucionet kërkon drejtësi nga  dikush tjetër, shkruan Telegrafi.

“Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë. Me pushtet absolut, me polici hetimore, me AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontrollë të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratoret. Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër! Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndojë mbi supet e këtij vendi. Thirrni mendjes se i keni kalu të gjitha vijat e nderit e të respektit njerëzorë jeni bërë peshkatarët e shpirtrave njerëzorë”, shkroi Abazi në Facebook.

Më herët kryeministri Kurti pohoi se Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit.